Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në një lokal në qendrën tregtare Mavrovasja në Shkup.
Nga MPB-ja për MIA-n informuan se incidenti është paraqitur në polici rreth orës 01:35. Në kohën kur ka ndodhur shpërthimi objekti nuk ka punuar. Nuk ka të lënduar.
Sipas denoncimit, thonë nga MPB, janë dëmtuar qelqet e objektit si dhe dyqanet përreth.
Është kryer ekspertizë dhe punohet në zbardhjen e rastit.(koha.mk)