Një shpërthim ka ndodhur sot në mëngjes në Nju Jork pranë Terminalit të Autobusëve në qendër të qytetit.
Duke cituar burimet e policisë, mediat lokale njoftojnë se një i dyshuar është ndaluar. Policia konfirmoi se ai është plagosur nga shpërthimi.
Njoftimet e para thoshin se shpërthimi u shkaktua nga një bombë artizanale e ndërtuar me tub metalik, por policia tha se kjo ende nuk është sqaruar.
Tre linja të metrosë po evakuohen dhe disa të tjera po e anashkalojnë stacionin në Rrugën 42, që ndodhet në zemër të Sheshit Time të Manhatanit, një destinacion popullor për turistët.