Guvernatori i Minesotës Mark Dayton ka deklaruar se shpërthimi deri te i cili ka ardhur të shtunën në një xhami në Minesota është “akt terrorist”, transmeton CNN.
FBI ka deklaruar se shkaku i shpërthimit në Qendrën Islamike Dar Al – Farooq është “mjeti i improvizuar” dhe që po përpiqen të vërtetojnë se kush e ka aktivizuar dhe përse. Qendra Islamike ka publikuar se dyshojnë në krim nga urrejtja dhe se janë vazhdimisht nën kërcënime, shkruan Index, transmeton gazetametro.net.
Dëshmitarët kanë deklaruar se dikush e ka gjuajtur bombën nëpër dritare të xhamisë derisa besimtarë përgatiteshin për falje të mëngjesit, ndërsa të tjerët kanë thënë se në afërsi kanë parë një kombi i cili po largohej me shpejtësi të madhe.
Në xhami gjendeshin rreth 20 njerëz por askush nuk ishte lënduar. Autoritetet besojnë se është e mundur që dikush e ka gjuajtur mjetin shpërthyes nëpër dritare të zyrë së imamit.
Komuniteti mysliman e ka dënuar ashpër sulmin, ndërsa Shoqëria Myslimano Amerikane në Minesotë ka deklaruar se gjashtë organizata ofrojnë shpërblim prej 24.000 dollarëve për informatë mbi kryesin.