Ankara, 12 shtator – Të paktën katër persona e humbën jetën, ndërsa 13 janë plagosur rëndë kur në Turqinë juglindore ka shpërthyer një mjet i improvizuar shpërthyes në rrugë kur pranë tij ka kaluar një automjet me banorë lokalë.
Zyra e guvernatorit të krahinës Diarbakir kumtoi se “besohet se mjetin shpëthyes e kanë vendosur pjesëtarë të Partisë Punëtore Kurde”.
Shpërthimi ka ndodhur në rajonin Kulp në Dijarbakir.