Berlin, 13 dhjetor – Të paktën 25 njerëz u lënduan në shpërthimin e sotëm në një ndërtesë në qytetin gjerman të Blankenburg, transmetuan mediat gjermane.
Policia lokale në Tuiter, konfirmoi se shpërthimi ndodhi sot në mëngjes në ora 08:55. Në vijim është duke u zhvilluar evakuimi nga ndërtesa.
Në vendngjarje të pranishme janë ekipe të shumta policore, ekipe shpëtimi, automjete të ndihmës së shpejtë.