Mogadishu, 21 shkurt – Të paktën dy persona kanë vdekur gjatë shpërthimit në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, kanë bërë të ditur burime policore.
“Materiali shpërthyes është aktivizuar në afërsi të pikës më të madhe kontrolluese të qytetit ku kanë vdekur dy persona, ndërsa disa persona janë lënduar”, ka deklaruar polici Ahmed Dahir.
Sipas tij, qëllim i terroristëve ka qenë një nga funksionarët e qytetit.
Mediat lokale kanë publikuar se në sulmin është vrarë një nëpunës shtetëror, ndërsa tre persona tjerë janë lënduar.
Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.