Të paktën katër minatorë kanë vdekur në një shpërthim gazi në një minierë qymyri në Pakistan.Siç njoftoi policia, 13 minatorë mbetën të ngujuar në minierë. Zyrtari i policisë Wajit Kan tha se aksidenti ndodhi në fshatin Sandzda, rreth 50 kilometra në lindje të Keta.
Kan shprehu drojën se minatorët e ngujuar në minierë mund të kenë vdekur. Sipas tij, rrjedhjet e gazit e bëjnë të vështirë shpëtimin.