Shkup, 22 mars – Sot në mëngjes në Spitalin Klinik janë sjellë dy ushtarë të cilët janë plagosur me armë zjarri, njofton Mia.
Ndaj tyre është kryer intervenim kirurgjik, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë transferuar në Qendrën Klinike të Shkupit.
Jo-zyrtarisht, ushtarët janë lënduar nga pakujdesia.
Në ndërkohë, Portalb.mk, ka kontaktuar edhe me Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, të cilët e kanë konfirmuar ngjarjen, ndërkaq nga Ministria e Mbrojtjes kanë kumtuar se së shpejti do të dërgojnë kumtesë për ngjarjen në fjalë.