Hagë, 27 janar – Një shpërthim ndodhi pasdite në qytetin holandez Hagë, me ç’rast u rrënua një pjesë e një ndërtese.
Siç njoftoi televizioni holandez RTL Njuz, shpërthimi nga deri tani shkaqe të panjohura ka sjellur deri te “rrënimi i një ndërtese”, me ç’rast nuk u përjashtua mundësia që nën gërmadha të ketë njerëz të ngujuar.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur pjesëtarë të policisë dhe shërbimit zjarrfikës, si dhe automjetet të ambulancës.
Tani për tani nuk ka informata të konfirmuara për viktima eventuale.