Moskë, 1 qershor – Të paktën dy persona janë lënduar në shpërthimin e një fabrike për eksploziv në Xhershinsk, Rusi, ndërsa druhet nga shpërthime të reja, publikoi agjencia ruse TASS.
Agjencia transmeton se në fabrikën për prodhimin e TNT në rajonin Nizhnji Novgorod kanë jehuar disa shpërthime.
Siç theksohet, ato kanë qenë të fuqishme, pas së cilës ka pasuar zjarri.