Të paktën tetë vetë janë vrarë nga një shpërthim në një fabrikë municionesh në Afrikën e Jugut, tha një zëdhënës për shërbimet e zjarrit dhe shpëtimit.
“Unë mund të konfirmoj se tetë vetë kanë vdekur”, tha Theo Layne.
Incidenti ndodhi në lagjen Somerset West pranë Cape Town gjatë pasdites, përcjell gsh.
Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, por një dëshmitar okular raportoi se pa një zjarr të madh prej 5 km larg.
Zjarrfikësit po vazhdojnë të kërkojnë për të tjerët që besohet të jenë të bllokuar nga tymi në ndërtesë.
Fabrika Rheinmetall-Denel është në pronësi të përbashkët nga kompanitë gjermano-afrikane dhe prodhon municione dhe produkte shpërthyese për ushtrinë dhe policinë e Afrikës së Jugut, si dhe klientët ndërkombëtarë.