Jerusalem, 23 gusht – Në një shpërthim në Bregun Perëndimor, për të cilin Izraeli e akuzon Palestinën, është vrarë një vajzë 17-vjeçare, ndërsa babai i saj dhe vëllai janë plagosur, kumtuan autoritetet izraelite.
Fillimisht u publikua se tre izraelitë janë plagosur në një shpërthim në lagjen Dolev, në veriperëndim të Jerusalemit, por autoritetet më vonë kumtuan se vajza ka vdekur nga lëndimet e marra ndërsa vëllai i saj është në gjendje kritike.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e dënoi sulmin dhe porositi se fajtorët do të përndiqen, ndërsa lagja izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar do të “përforcohet”.
Gjatë shpërthimit familja ka qenë në afërsi të burimit të ujit. Nuk bëhet e ditur nëse shpërthimi është hedhur ndaj tyre ose paraprakisht është vendosur në atë vend.
Nga ana tjetër, lideri i Hamasit në Gazë, Islaim Hanije e përshëndeti sulmin duke e quajtur “operacion heroik”.
Ai nuk e ndërmori përgjegjësinë për sulmin, por i lëvdëroi sulmuesit “pavarësisht se kush janë ata”.