Autoritetet në Ukrainë thanë se një pajisje ka shpërthyer në kompleksin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kiev, porse nuk ka shkaktuar viktima. Policia tha se shpërthimi ka ndodhur rreth mesnatës. “Hetuesit kanë zbuluar se një person i panjohur ka hedhur pajisje shpëthyese në bazën e misionit diplomatik”, tha përmes një deklarate policia. Ambasada amerikane nuk e ka komentuar ende rastin. (rel)