Moskë, 9 gusht – Të paktën nëntë persona janë plagosur në një shpërthim të ri që sot ka ndodhur në depon për municion në Sibir gjatë aksionit për pastrim, në bazën ushtarake në distriktin Krasnojarsk.
Incidenti ka ndodhur pasi para katër ditësh për shkak të shpërthimit në depon ushtarake në Açinsk janë evakuuar mijëra njerëz, ndërsa një person e humbi jetën, ndërsa 13 janë lënduar.
Arsyeja për shpërthimin në Açinsk, sipas Qarkut qendror ushtarak, ishte vetëtima e cila e goditi një granatë artilerike.(koha.mk)