Novi Sad 12 shkurt – Në qendrën e Novi Sadit sonte në ora 19 ka pasur shpërthim të fuqishëm, njofton Radio Televizioni i Vojvodinës.
Sipas televizionit, materiali shpërthyes ka qenë i vendosur nën një automjet, ndërsa gazeta beogradase “Blic” shkruan se ka eksploduar një automjet xhip.
Informatat e para të disa mediave nga Novi Sadi janë se në incidentin ka persona të lënduar, ndërsa automjeti me siguri është pronë e Sllobodan Millutinoviqit, i cili në nëntokën serbe njihet si “Snajperi”.(koha.mk)