Beqiraj i përlotur: Shpresoj që Kosova të kualifikohet

Futbollisti i Malit të Zi, me prejardhje shqiptare, Fatos Beqiraj i ka uruar fitoren Kosovës. Kosova ka fituar me rezultatin 2:0 ndaj Malit të Zi, falë golave të Rrahmanit dhe Muriqit, raporton GazetaBlic, transmeton gazeta Koha.

Beqiraj ka pasur një pritje të mirë – ku u duartrokit nga tifozët kosovar dhe pas ndeshjes ishte në lot.

“Ndeshje e veçantë, jam kthyer në Prishtinë pas 12 viteve, urime çunave të Kosovës të cilët e merituan fitoren, shpresojë që Kosova të arrijë kualifikimin. Të gjithë ishin të veçantë sot, si tifozët ashtu edhe lojtarët. Do te jem tifoz i Kosovës deri ne momentet e fundit”, tha Beqiraj për SS, përcjellë gazeta Koha.