Strumicë, 27 prill – Para dy orësh ka shpërthyer një zjarr i madh pyjor në kufirin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, afër fshatit Bajkovë, në komunën e Novo Sellës.
Zjarrin e kanë konfirmuar edhe nga Ndërmarrja e Pyjeve “Bellasicë” nga Strumica dhe nga NJZT Strumicë, ekipet e të cilës janë në terren dhe e shuajnë zjarrin.
Nga zjarri janë përfshirë edhe pyje në pronë private me sipërfaqe prej mbi tre hektarë.
Për shkak terrenit të pa qasshëm shuarja zhvillohet me vështirësi, ndërsa sipas informacioneve fillestare zjarri me siguri është shkaktuar prej faktorit njeri.