Shkup, 23 qershor – Pas njoftimit të Kryeministrit Zaev, për përbërjen e re Qeveritare i menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë RDK. Nga RDK kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me vendimin e fundit të kryeministrit Zoran Zaev, pasi Ministria e Pushtetit Lokal nuk do ti takojë më partisë së Vesel Memedit.
“Ministria e vetëqeverisjes lokale i takon partnerit të koalicionit qeveritar, edhe atë partisë RDK-së. Kryeministri, nuk mundet të sjell vendim pa pajtueshmërinë tonë, që këtë ministri të ja jap një partneri të brendshëm të partisë LSDM, me të cilën ka probleme të brendshme, dhe ti kënaq partnerët e koalicionit por në dëm të koalicionit qeveritar”, thuhet në reagimin e RDK-së.
Nga RDK-ja thonë se nëse kryeministri është serioz me këtë propozim të tij, ne si parti do të sjellim vendim dhe qëndrimin tonë për të cilën do të informoheni. (koha.mk)