Werder Bremen ka kaluar në epërsi ndaj Kolnit në ndeshjen e fundit për këtë edicion në Bundesliga 1. Osako ka shënuar në minutën e 22-të për rezultatin 1:0, derisa për ta dyfishuar epërsinë është përkujdesur ylli i Kosovës, Milot Rashica, 2:0. Ai ka shënuar në minutën e 27-të, pas një sllallomi me top nga mesi i fushës.
Werderi i Milot Rashicës është në kërkim të mbijetesës dhe kjo epërsi u jep shpresë për ta arritur këtë, gjithmonë nëse Fortuna Dusseldorf nuk arrin të fitojë në ndeshjen që është duke e zhvilluar ndaj Union Berlinit.
Kjo sfidë momentalisht është me rezultat 1:0 për Union Berlinin.
https://tiger.cdnja.co/v/vz/VZy2e.mp4?secure=lgrwlqA6gpV-bLk4ujRp3g&expires=1593275400