Lagos, 23 shtator – Njëzet e tre persona, përfshirë edhe fëmijë, e humbën jetën kur një kamion cisternë me naftë u përmbys dhe shpërtheu në afërsi të një stacioni të autobusit në Nigerinë qendrore, kumtuan sot shërbimet për raste urgjente.
Në mesin e viktimave ka edhe të punësuar dhe studentë të Universitetit shtetëror politeknik në qytetin qendror Lokoxhi, të locuar në afërsi të vendit të fatkeqësisë, kumtoi agjencia federale për siguri në rrugë.
Jetën e humbën edhe një familje pesëanëtarëshe dhe fëmijë të moshës shkollore.
Tani për tani nuk është i njohur shkaku për fatkeqësinë. Zjarri pas shpërthimit i kaploi edhe nëntë automjete.
Në qershor të vitit 2018, 11 persona e humbën jetën ndërsa 54 automjete janë djegur kur u përmbys një cisternë me naftë në Lagos.