Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, është i mendimit se duhen ndaluar të gjitha ndeshjet, pas fyerjeve raciste. Ishte rasti i fundit në ndeshjen Inter-Napoli, gjatë së cilës shumë fyerje u drejtuan ndaj Kalidou Koulibaly.
“Pajtohem me Carlo Ancelottin. Ne nuk jemi i vetmi vend ku ndodhin këto lloj gjërash. Shikoni edhe në Angli, ku është civilizimi më i madh në futboll”, ka thënë Gattuso.
“Mendoj se është koha që futbolli të ndalojë. Ne duhet të bëjmë më mirë në vitin 2019. Kur fillojnë këto thirrje, duhet ndaluar ndeshja”, ka thënë trajneri i Milanit.
“Nuk mendoj se Italia është vend racist, sepse këtu ka shumë imigrantë”, ishin fjalët e Gattusos.
Kujtojmë se probleme të njëjta ka pasur edhe për Raheem Sterling, gjatë ndeshjes Chelsea – Manchester City.