Skandalet në futbollin italian asesi të ndalen, tashmë diçka shumë e rëndë. Një eksploziv është vendosur në makinën e drejtorit sportiv të klubit italian Fidelis Andria, Fabio Moscelli.
Nga krejt kjo kishte vetëm dëme materiale pasi që për fat të mirë Moscelli nuk ka qenë në makinën e tij kur ka ndodhur ngjarja.
Menjëherë pas episodit të ndodhur, policia ka mbërritur në vend ngjarje dhe po punon për identifikimin e personave që e kanë bërë këtë.
Ditën e sotme ka dalë me një deklaratë edhe klubi i Fidelisit, që shprehet se në rast se ndodh përsëri i njëjti episod, atëherë do ta tërheqin skuadrën nga garat.
Ai është drejtor sportiv te skuadra italiane e cila garon në Serie D.