Shpërthen autoboti me karburant, 57 të vdekur (FOTO)

Të paktën 57 njerëz janë vrarë pas shpërthimit të një autoboti me karburant, raporton BBC. Fotot e postuara në internet tregojnë pamje nga shpërthimi i fuqishëm i autobotit.

Sipas Tv shtetëror TBC Taifa, disa persona po merrnin karburant në momentin që autobotit shpërtheu. Dhjetëra persona të tjerë janë lënduar dhe janë transportuar në spital me djegie të shumta.

Zyrtarët vendas janë shprehur se numri i viktimave mund të rritet, pasi disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën. Incidenti ndodhi në rajonin Morogoro, rreth 200 km në perëndim të qytetit portual Dar es Salaam.