Shpërblehet De Jong pas paraqitjes fantastike kundër Arsenalit

De Jong e ka fituar çmimin e parë të rëndësishëm si lojtar i Barcelonës, ai është vlerësuar si më i miri i ndeshjes në sfidën që u zhvillua në Camp Nou mes Barçës e Arsenalit.

Gjithçka ka nisur siç është më së miri për Frankie de Jong te Barcelona. Në ndeshjen e parë në “Camp Nou”, për trofeun “Joan Gamper”, De Jong i impresioni të gjithë me paraqitjen kundër “Topçinjve” të Arsenalit dhe në fund fitoi çmimin e lojtarit të ndeshjes dhe trofeun e parë pasi katalunasit e mundën 2-1 Arsenalin.

De Jong, duke pranuar çmimin “Lojtari i Ndeshjes”

Sido që të jetë, ai u tregua modest pasi mësoi për çmimin, duke thënë: “nuk e meritova këtë”.

De Jong është blerë këtë vit nga Ajaxi për 75 milionë euro plus 15 të tjera bonuse dhe shihet si një ndër mesfushorët me të ardhme premtuese.