Ish-mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Cicinho, ka pohuar se i kishte shpenzuar plot 25.000 euro për të blerë rroba në dyqanin e David Beckhamit, të cilat i kishte veshur vetëm tri herë në jetën e tij. Braziliani ka shpjeguar se nuk është krenar për shumën e parave që e ka harxhuar për t’i blerë ato rroga.
“Vetëm një herë e kam vizituar dyqanin e Beckhamit, por i shpenzova 25.000 euro”, tha Cicinho. “Nuk e mbaj mend si përvojë të këndshme, sepse me gjithë ato para blera tri palë rroba”, shtoi ai. “Ishte zgjidhje e keqe, sepse i vesha vetëm tri herë ato rroba”, theksoi ai.
Cicinho iu bashkua Realit në vitin 2005 dhe luajti për dy sezone në “Santiago Bernabeu”. Ai bëri vetëm 34 paraqitje në dy sezone dhe shënoi 3 gola, duke dhuruar edhe 4 asistime.