Shpenzimet për jetë në tetor në krahasim me shtatorin e këtij viti janë pakësuar për 0,01 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 0,5 për qind. Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, shënojnë ulje për 0,2 për qind, përkatësisht 1,6 për qind, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.
Në tetor, krahasuar me shtatorin e këtij viti, shpenzimet për jetë janë ulur tek pemët e thata dhe prodhimet arrore për 4,3 për qind, frutat e freskëta dhe të ngrira për 2,2 për qind, perimet e freskëta dhe të ngrira përveç patateve dhe frutave të tjera me rrënjë për 1,2 për qind, peshku i freskët dhe i ngrirë për 0,7 për qind, vezët për 0,3 për qind, orizi, përpunimet nga mishi, vaji dhe vajrat, pijet alkoolike për 0,2 për qind.
Ulje të shpenzimeve për jetë ka edhe tek transporti ajror i udhëtarëve për 20,9 për qind, pako-aranzhmanet turistike për 4,5 për qind, pajisja fotografike dhe kinematografike dhe instrumentet optike për 3,2 për qind, shërbimet e tjera financiare të papërmendura në vend tjetër për 2,1 për qind, disqet, kasetat, disketat, CD-romët, filmat për 1,8 për qind, pajisja për telefon dhe telefaks për 0,8 për qind, mirëmbajtja dhe riparimi i mjeteve personale të trafikut për 0,3 për qind, pëlhurat, pajisja për sport, kampim dhe rekreacion në natyrë për 0,2 për qind.
Rritje të shpenzimeve për jetë në tetor të këtij viti, në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur tek mishi i thatë, i kripur dhe i tymosur për 1,1 për qind, prodhimet e tjera ushqimore dhe cigaret për 0,7 për qind, vera për 0,5 për qind, qumështi për 0,4 për qind, mishi për 0,3 për qind, prodhimet e tjera nga furra, uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet nga frutat dhe perimet për 0,2 për qind.
Në tetor ka rritje të shpenzimeve për jetë, është vërejtur edhe tek gazi për amvisëri për 5,8 për qind, pajisja informatike për 2,1 për qind, derivatet e lëngshme si dhe lubrifikantë si pjesë e pajisjes për mjete individuale të trafikut për 2 për qind, derivatet e ngurta për amvisëri për 1,5 për qind, konfeksioni për 1,4 për qind, shërbimet e tjera për pajisje për transport individual për 1,3 për qind, ujërat e zeza për 0,9 për qind, automobilat, biçikletat dhe manarët dhe prodhimet e ngjashme për 0,8 për qind… Rritje shënojnë edhe tekstili për amvisëri, pajisja për pranim, xhirim dhe riprodhim të zërit dhe fotografive për 0,7 për qind, mjetet për pastrim dhe mirëmbajtje të banesës, aparatet elektrike për higjienë personale për 0,5 për qind, furnizimi me ujë, aparatet e mëdha elektrike për amvisëri, prodhimet e tjera mjekësore, shërbimet e tjera, të papërmendura në vend tjetër për 0,4 për qind, këpucët për 0,3 për qind,… (koha.mk)