Shkup, 9 prill – Shpenzimet e jetës në muajin mars të vitit 2019, në krahasim me muajin paraprak shënojnë rritje prej 0,4 për qind, derisa çmimet me pakicë kanë mbetur të pandryshuara. Në lidhje sërish, me muajin mars të vitit të kaluar shpenzimet e jetës shënojnë rritje prej 1,4 për qind, ndërsa çmimet me pakicë prej 0,4 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë, njofton Koha.
Rritje e indeksit të shpenzimeve të jetës në muajin mars të vitit 2019, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur te pemët e freskëta dhe të ftohta për 6,8 për qind, cigaret për 5,2 për qind, pemët e thata dhe prodhimet arrore për 1,7 për qind, perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe rrënjët e frutave tjerë për 1,4 për qind, vaji dhe yndyrërat për 1 për qind, vezët për 0,9 për qind, mishi i thatë, i kripur dhe i tymosur për 0,7 për qind, qumështi, kosi, sheqeri, mjalti, marmelada, çokollata dhe produktet e ëmbëlsirave për 0,6 për qind, peshku dhe frutat e detit për 0,5 për qind dhe mishi për 0,2 për qind.
Në mars të vitit 2019, gjithashtu rritje e indeksit të shpenzimeve për jetë është shënuar te lëndët djegëse dhe lubrifikantë si pjesë e pajisjes për mjete personale të komunikacionit për 3,2 për qind, biçikletat për 2,9 për qind, pako-aranzhmanet turistike për 2,2 për qind, lëndët djegëse për amvisëritë për dy për qind, mobiljet për 1,7 për qind, automobilat për 1,5 për qind, aparatet e vogla elektrike për amvisëri për një për qind, aparatet e mëdha elektrike për shtëpi për 0,8 për qind, shërbimet për rekreim dhe sport për 0,5 për qind, mjetet për pastrim dhe mirëmbajtje të banesës, produkte tjera mjekësore për 0,4 për qind, kopshtet, bimët dhe lulet, stolitë e arit dhe orët për 0,3 për qind, enët e qelqit, pajisjet për kuzhinë dhe të tjera, pajisje për pranim, regjistrim dhe riprodhim të zërit dhe fotografive për 0,2 për qind.
Zvogëlim i indeksit të shpenzimeve për jetë në muajin mars të vitit 2019, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur te prodhimet tjera të furrave për 0,6 për qind, drithërat për mëngjes për 0,3 për qind, përpunimet tjera të mishit, produktet tjera ushqimore dhe pijet joalkoolike për 0,2 për qind.
Zvogëlim të indeksit të shpenzimeve për jetë është vërejtur edhe te transporti i pasagjerëve me aeroplan për 3,7 për qind, atletet, pajisjet e fotografimit dhe kinematografisë, instrumentet optike për një për qind, fibrat për 0,8 për qind tekstili për amvisëritë për 0,6 për qind, telefoni dhe pajisja-telefaks, pajisja informatike për 0,4 për qind, pjesët rezerve dhe pajisja për transport personal, librat për 0,3 për qind. (koha.mk)