Shkup, 10 prill – Shpenzimet e jetesës në mars kanë qenë në nivel të njëjtë si edhe në shkurt, ndërsa çmimet me pakicë më të ulëta për 0,1 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.
Në krahasim me marsin e vitit të kaluar, shpenzimet e jetesës janë rritur për 1,6 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 2,9 për qind.
Edhe pse shpenzimet e jetesës janë në nivel të njëjtë sikurse në shkurt vërehet lëvizje në nën-grupet. Rritje është shënuar tek pemët e freskëta dhe të ftohura për 7,1 për qind, tek drithërat për 1,6 për qind, pemë të ngrira për 1,2 për qind, tek patatja, qumështi, djathi dhe gjiza, prodhimet e tjera të furrës dhe tek plandat.
Rritje të shpenzimeve të jetesës është shënuar edhe tek pajisjes telefonike dhe telefaksit, tek gjërat për higjienë personale dhe shëndet, shërbimet për higjienë personale, mjetet për pastrim dhe mirëmbajtje të banesës, pakot-aranzhimet turistike, këpucët, pjesët rezervë dhe pajisjet për transport personal, aparatet e mëdha elektrike, shërbimet për kulturë, rroba…
Ulje të shpenzimeve të jetesës ka pasur tek orizi, perimet e thata dhe prodhimet me bërthamë, prodhimet e tjera ushqimore, mishi, vezët, peshku dhe frutat e detit, jogurti, mishi i thatë, i njelmët dhe i tymosur. Ulje është shënuar edhe tek derivatet e lëngshme për amvisëri, pajisje fotografike dhe kinematografike dhe instrumente optike, shërbimet spitalore, derivate të lëngshme dhe lubrifikantët si pjesë e pajisjes për mjete personale komunikacioni, librat, gazi për amvisëri…