Badallaj: “Mafio-oligarkët, banda ‘Pronto’, klubi i Shpend Jahtit, banda serbiane me aferat korruptive Devolli, e blenë shtetin, i përbuzën memecët e sistemit të kalbur gjyqësor dhe po bëjnë hata në Prishtinë!”
“Krejt kjo tollovi në VV burimin e ka te motori i krimit të organizuar. Shpend Jahti dhe Dardan Sejdiu, të cilët bashkë me Devollët dhe ortakun e tyre të inkriminuar ia kanë shpërlarë trurin, përmes joshjeve të panumërta multimilionëshe, edhe Dardan Molliqajt dhe klubit e klikës së tij brenda VV-së, po tentojnë që përmes manipulimit e mashtrimit të sjellin në krye të VV-së njeriun e përkrahur dhe të paguar nga krimi i organizuar dhe nëntoka kriminale, e që është vetë Shpend Ahmeti me asistentin e pandashëm, Dardan Sejdiu, si ‘zagarin’ për gjuetarin!”, potencoi analisti Ragip Guraziu për gazetën “Kosova Sot”
Duke parë zhvillimin dramatik të ngjarjeve në VV dhe prapaskenat e kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti, analistët politikë thonë se Shpend Ahmeti po e shantazhon Albin Kurtin, madje edhe përmes takimeve të shpeshta e ngjitjeve me Ramush Haradinajn, që sipas tyre ka për synim që pasuritë publike të shtetit në Prishtinë, e sidomos Pallatin e Rinise dhe tokën disa hektarësh komunale përreth këtij Pallati, që Shpend Ahmeti duket se ia ka premtuar Devollëve para afro 4 vjetësh gjatë takimeve të hershme në jahtin e tyre! Po ashtu, sipas analistëve, tani po dëshmohet se VV-ja, partia e cila akuzonte rivalët tjerë për kapje të shtetit, korrupsion, krim të organizuar dhe vrapim pas pasurimit të shpejtë kriminal, është përfshirë vetë nga disa segmente të saj dhe të cilët nuk i rezistuan aspak inkriminimit, bile në dhjetor të vitit 2013 dhe janar 2014 thuhet që në formë avanci për marrëveshjen kriminale që kishin bërë morën 3 çelësa të tri shtëpive në Fshatin ndërkombëtar në Pishinë, për të vijuar më tutje aq shumë saqë ia kaluan shumëfish edhe klanit PRONTO. Tani, kur Shpend Ahmeti është në mandatin e dytë, njohësit e këtyre zhvillimeve dyshojnë se kryetari Ahmeti këtë mandat e ka fituar si të blerë ekskluzivisht për vëllezërit Devolli, që t`iu ndajë dhjetëra hektarë tokë në qendër të Prishtinës, te Pallati i Rinisë, pastaj Stacionin e autobusëve dhe tenderët, gjë që ka filluar t`iu japë tani më kompanive të Blerim Devollit në Maltë (parajsë fiskale) e shumëçka tjetër. Po ashtu thuhet që pjesë e kësaj paligjshmërie, sipas analistëve, duhet të jenë edhe Dardan Sejdiu me bashkë-ortakun e Devollvëve, Dardan Molliqaj. Analistët thonë se Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu e Dardan Molliqaj nga miqtë e deridjeshëm quhen “hiena të rrezikshme të VV-së”, mandej “klika” e organizuar kundër Kurtit dhe i akuzojnë për lidhjet e tyre me mafio-oligarkët ‘Devolli’, gjegjësisht klanin COCA COLA ZERO dhe PRONTO, por edhe i quajnë të tretë mashtrues kriminale dhe dredhaxhinj dhe që kanë punuar pas shpine për të shkatërruar VV-në e për të sjellë Shpend Ahmetin në krye të VV-së. Sado që për këto akuza të përditshme dhe dyshime që dalin nga analistë të skenës politike, gazeta ka kërkuar sërish komentin dhe mendimin e Shpend Ahmetit,vëllezërve Devolli dhe të gjithë të apostrofuarve, ata nuk kanë pasur kurajë që të përgjigjen në pyetjet e dërguara.