Gazeta e përditshme “Slloboden Peçat” ka publikuar një shkrim të cilin e cilëson si skandal diplomatik të përfaqësuesve qeveritar, pasi deri te maqedonasit që punojnë dhe jetojnë në Francë, kanë bërë thirrje që të shpejtojnë e të paraqiten për të votuar me qëllim që të mos fitojë një shqiptarë në zgjedhje si deputet i diasporës. Pjesë e kësaj fushate janë edhe promovues ekonomik në ambasadën e Maqedonisë në Paris. Gjithnjë sipas kësaj gazete, personat kanë shkuar nëpër aktivitete kishtare dhe u kanë kërkuar maqedonasve që të paraqiten për votim, që të mos fitojë shqiptari. Një skandal të ngjashëm të keqpërdorimit të diasporës e ka paralajmëruar edhe Sindikata e MPJ-së së Maqedonisë.