Shkup, 8 korrik – Në Ministrinë e Financave sot pasdite do të shpallen fituesit e Fin hakatonit të parë, ku mbi 70 persona të rinj gjatë 48 orëve të kaluarakanë punuar në zhvillimin e aplikacionit që do ta shfrytëzojë kjo Ministri në të ardhmen që ta bëjë Buxhetin e RM-së mnë të qasshëm dhe më transparent për qytetarët.
Aplikacioni më i mirë do të shpërblehet me 1,5 milionë denarë, mjete të siguruara përmes Fondit për Inovacione si dhe mundësi për hapjen e kompanisë personale. Ata do të duhet të përpunojnë edhe video lojëra dhe video me të cilat në mënyrë më të thjeshtë do t’i afrojnë financat publike pranë qytetarëve.
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski të premten në hapjen e Fin Hakatonit theksoi se ai është i dobishëm edhe për Ministrinë, si institucion i parë që organizon një lloj të tillë të ngjarjeve dhe për pjesëmarrësit përmes mundësisë ta prezentojnë punën e tyre por edhe për shoqërinë. Qytetarët, tha, do të krijojnë produkt i cili përsëri do të dedikohet për qytetarët, të cilët do të munden në mënyrë interesante dhe të kuptueshme t’i kuptojnë financat publike.
Drejtori i Fondit për Inovacione, Jovan Despotovski theksoi se Hakatoni është pjesë e politikave të kësaj Qeverie për përfshirjen e të rinjve në ndryshimet të cilat po ndodhin në shoqëri, edhe atë, siç tha, jo vetëm përmes mbështetjes por edhe përmes krijimit të tyre.
Fin Hakatoni këtë fundjavë i përkushtohet Buxhetit të RM-së. Buxheti i qytetit merr formë të re, shumë më të qasshme dhe më të kuptueshme për opinionin. Në aplikacionin, videon dhe lojën do të paraqiten të ardhurat dhe harxhimet e shtetit, si ato mblidhen dhe harxhohen, në mënyrë të kuptueshme për qytetarët.
Në Fin Hakatonin marrin pjesë 73 garues në grupe prej tre deri në gjashtë persona – programerë, disenjatorë grafikë, ekonomistë dhe kreatorë të softuerëve.
Aplikacioni më i mirë që do të zgjidhet, do ta shfrytëzojë Ministria e Financave, por ai mund t’u ofrohet edhe vendeve të tjera në rajon, pasi vegla të tilla në vendet e rajonit nuk shfrytëzohen, edhe pse ekzistojnë në korniza botërore.