Shkup, 17 janar – Ministri i Punëve të Brendshme ka shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar për Nikolla Vojminovskin, i dënuar për sulmin ndaj deputetit Zijadin Sela. Ai dje nuk ishte gjetur në shtëpi gjatë kryerjes së kontrollit nga policia, pas së cilës gjykata i caktoi masë paraburgimi dhe dha urdhër për shpallje të urdhër-arrestit intern dhe ndërkombëtar.
Vojminovski është dënuar me 13,5 vjet vurg për tentativë vrasje ndaj deputetit Sela. Atij i është caktuar masë arresti shtëpiak derë në rregullsinë e gjykimit.
Krahas Vojminovskit, për sulmin ndaj deputetit Zijadin Sela janë dënuar edhe Kire Gjorgjievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micev, Nikollçe Dimitrievski, Oliver Oshavkovski dhe Kosta Dellov.