Shkup, 3 korrik – Festivali ndërkombëtar për film të animuar “Animaks Skopje Fest” shpalli thirrje për aplikim në edicionin e tetë vjetor të festivalit, i cili do të mbahet në nëntor të këtij viti në Shkup.
Afati përfundimtar për pagesën e aplikimeve dhe video materialeve është më 20 shtator këtë vit.
Mund të dorëzohen aplikime për të gjitha filmat e përpunuarа në të cilën ka qenë teknika e animimit, të përfunduara pas 1 janarit të vitit të kaluar, е ndërsa të cilat paraprakisht nuk kanë aplikuar në Animaks Skopje Fest.
Siç informojnë nga “Animaks Skopje Fest”, që të shqyrtohen, filmat duhet të paraqiten në njërën nga kategoritë: filma të shkurtër të animuar, filma të animuar me metrazh të gjatë (mbi 45 minuta) dhe filma të animuar për fëmijë.
“Animaks Skopje Fest” mbahet në organizim të shtëpisë producente Auripigment, në bashkëpunim me shkollën e filmit Tintiri-Mintiri nga Shkupi, me përkrahje financiare nga Agjencia për film e Republikës së Maqedonisë dhe Qyteti i Shkupit, е në bashkëpunim me Kinotekën e Maqedonisë.
Në edicionin e shtatë të fundit të “Animaks” aplikuan 3.156 filma të animuara nga 88 vende, mes të cilëve një numër i madh nga SHBA-ja, Anglia dhe Franca, por edhe nga Gjermania, India, Irani, Spanja, Rusia, Brazili dhe të tjera.