[adning id="476476"]

Shpallet tenderi që është hapi i parë drejt ndërtimit të hekurudhës së shpejtë Beograd-Maqedonia e Veriut

117

Beograd, 31 korrik  – Infrastruktura e hekurudhave së Serbisë dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi shpallën tender për punë për ndërtimin e tunelit numër 4  në aksin Stalaq-Gjunis, në hekurudhën Beograd-Nish, në komunën Çiçevac,  që paraqet  një hap drejt ndërtimit të hekurudhës  së shpejtë  Beograd-Maqedonia e Veriut, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Perimetri i punëve përfshin ndërtimin e tunelit njëkanalësh me dy binare nr.4, përgjatë 3.275 metra, me tre tunele për evakuim dhe dy rrugë hyrëse, si dhe përpunimi paraprak i dokumentacionit projektues dhe nuk përfshin mbindërtim të elektrifikimit, sinjalizimit dhe telekomunikimeve, kumtoi portali i biznesit eKapia.

Vlera e vlerësuar e punëve  të cilat do t’i financojë Banka Investuese Evropiane është 40 milion euro, pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e marrëveshjes është kufizuar në 4,5 vjet, me afat përfundimtar për paraqitje deri më 28 shtator.

Siç shkruan eKapia, në fillim të qershorit ishte publikuar raportimi preliminar për shpallje të tenderit për ndërtim të hekurudhës Stalaq-Gjunis.

Paralajmërimi se BE-ja është e gatshme ta mbështesë ndërtimin e hekurudhës ndërmjet Beogradit dhe Maqedonisë së Veriut,  nga e cila është pjesë hekurudha Beograd-Nish, arriti në prill të këtij viti, gjatë vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Siç saktësoi atëherë Vuçiq, është biseduar për pesë variante, ndërsa Serbia e pranoi variantin 4 me çmim për ndërtim prej 1,766 miliard euro  deri në Nish, por me të paktën 600 milion më pak, sepse aq do të japë BE-ja.

Më vonë ai paralajmëroi se ndërtimi i hekurudhës mund të fillojë në pranverë të vitit të ardhshëm dhe citoi se punët do të përfundojnë  në vitin 2026,  si dhe hekurudha nga Beogradi deri në Maqedoninë e Veriut do të ndërtohet pa aksin e ri   të gjatë të planifikuar deri në Velika Plana.

Në fillim të majit, kryeministrja Ana Bërnabiq paralajmëroi se rreth 56 për qind e hekurudhës Beograd-Nish do të jetë me shpejtësi  prej 200 kilometra në orë.