Shkup, 16 mars – Për drurin që do të mbillet tek vendi i përmendores së Qoses, e cila tashmë është larguar nga autoritetet e Qytetit të Shkupit, është shpallur tender, ndërsa pritet të kushtojë rreth 5 mijë denarë. Nga Qytetie Shkupit nuk precizojnë se kur saktësisht do të vendoset druri, pasi akoma pritet të hapet procedura e tenderit. Në bazamentin e drurit do të gdhendet neni 10 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, lidhur me të drejtën për një gjykim të drejtë.