Komuna e Gjevgjelisë sot shpalli thirrje publike për shitjen e shtatë parcelave ndërtimore të destinuara për banim në shtëpi banesore, që gjenden në lagjet Moinski pat dhe Karaorman.
Dy nga parcelat me sipërfaqe prej 362 dhe 467 metra katror, janë në lagjen Moinski pat, ndërsa pesë të tjerat, sipërfaqja e të cilave lëviz prej 285 deri në 306 metra katror, gjenden në lagjen Karaorman. Çmimi fillestar sipas të cilit do të shiten parcelat e ofruara përmes ofertës elektronike publike arrin 61 denarë për metër katror.
Të drejtë të pjesëmarrjes në ankand kanë të gjithë personat fizik dhe juridik të interesuar të cilët do të dorëzojnë aplikime të rregullta me garancione bankare nëpërmjet rrugës elektronike në adresën e komunës së Gjevgjelisë, më së voni deri më 30 janar.