Shkup, 9 nëntor – Më shumë se 1000 amvisëri prej sot mund të presin që në llogaritë e tyre të kenë nga 500 euro si subvencione shtetërore për ndërtim të PVC dhe dritare alumini, njofton KOHA. Ministria e ekonomisë e ka shpallur listën me emra të fituesve të mjeteve, të cilët janë paraqitur në konkursin që u shpall kah fundi i janarit të këtij viti ndërsa ishte i hapur deri më 31 gusht. Listën e fituesve mund ta shihni në këtë link.
Për kompensimin e shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e dritareve PVC ose të aluminit për amvisëritë për 2017 Ministria e Ekonomisë ka ndarë 20 milionë denarë, me të cilat do të kompensohen deri në 50 për qind të shpenzimeve, por jo më shumë se 500 euro, në kundërvlerë në denarë, për familje. Ndarja e kompensimeve u bë sipas parimit “i pari vjen, i pari shërbehesh” deri në shfrytëzimin e fondeve të caktuara për këtë qëllim. Risi ka edhe te masa për kthimin e një pjese të shpenzimeve për sistemet e blera dhe të instaluara solare për amvisëritë për vitin 2017, ku buxheti i këtij viti është rritur, nga 6 milionë denarët e deri tanishëm në 16 milionë, ndërkohë që kushtet mbeten të njëjta, kompenzim i një pjese të shpenzimeve, deri në 300 euro në denarë për familje.