Shkup, 6 nëntor – Delegacioni i BE-së dhe Këshilli për Etikë në Media e shpallën edicionin e 16-të të konkursit për çmimin “Zhan Mone”, për arritjet më të mira në raportimin e çështjeve të lidhura me temën “Ndërtimi i besimit në kohë të pasigurta”.
Çmimi Zhan Mone do të ndahet në tre kategori garuese – storja më e mirë gazetareske (për stori të publikuara në mediat e shtypura ose në internet), fotografia më e mirë raportuese (për fotografitë e publikuara në mediat e shtypura ose në internet), dhe fotografia më e mirë amatore.
Në konkursin për storjen më të mirë gazetareske marrin pjesë gazetarë dhe autorë nga shteti dhe janë me temën “Ndërtimi i besimit në kohë të pasigurta”. Storjet përveç kësaj duhet t’i plotësojnë kriteret e ardhshme: të jenë të publikuara në periudhën mes 20 nëntorit të vitit 2017 dhe 24 nëntorit 2018, të jenë të firmosura me emër të vërtetë të autorit.
Gazetarët të dërgojnë kopje të storjeve gazetareske në formatin digjital PDF, së bashku me deklaratë në formë të shkruar, të firmosur nga autori, me të cilën garanton se ai/ajo është autor i storjes, duhet të dërgohen në adresën elektronike: [email protected], më së voni deri më 25 nëntor të vitit 2018, deri në orën 18:00.
Konkursi për fotografinë më të mirë raportuese është i hapur për të gjithë fotoreporterët dhe fotografët profesionist nga shteti, të cilët mund të dorëzojnë deri në 3 fotografi me temën “Ndërtimi i besimit në kohë të pasigurta”, të publikuara në periudhën mes 20 nëntorit të vitit 2017 dhe 24 nëntorit të vitit 2018. Kriter është edhe fotografitë të mos përdoren për qëllime komerciale.
Ata duhet të dorëzojnë kopje të fotograsfisë/ fotografitë në format digjital (madhësia e secilës fotografi duhet të jetë 3-5 MB), së bashku me deklaratën në formë të shkruar dhe të firmosur nga autori me të cilën garanton se ai/ajo është autor i fotografisë, duhet të dërgohen në adresën elektronike: [email protected], më së voni deri më 25 nëntor të vitit 2018, deri në orën 18:00.
Për fotografinë më të mirë amatore konkursi është i hapur për të gjitha fotografitë amatore nga shteti të cilët mund të dorëzojnë një fotografi me temën “Dallimi ynë, fuqia jonë”. Fotografitë të cilat janë në garë në këtë kategori mund, por nuk duhet, paraprakisht të publikohen. Fotografitë nuk duhet të shfrytëzohen për qëllime komerciale.
Kandidatët për këtë kategori duhet t’i dërgojnë aplikimet e tyre në adresën elektronike: [email protected], më së voni deri më 25 nëntor të vitit 2018, deri në orën 18:00. Çdo kandidat mund të dërgojë nga një fotografi (madhësia e fotografisë 3-5 MB), si dhe të garantojë se ai/ajo është autor i fotografisë me dëgrimin e deklaratës në formë të shkruar në adresën e njëjtë elektronike.
Juria do të përbëhet nga shtatë anëtarë – një përfaqësues i Delegacionit të BE-së, SÇE-së, fituesit e vitit të kaluar në suaza të kategorive për fotografinë më të mirë raportuese dhe storjen më të mirë gazetareske, përfaqësuesi i BE-info qendrës, si dhe kryetar nderi i jurisë.
Ndarja solemne e çmimeve do të mbahet më 12 dhjetor.