Shkup, 22 mars – Fondacioni Shërbimi i të Rinjve Sipërmarrës (ShRS) ka publikuar konkurs për zgjedhje të “Kompanisë inovative të vitit” ku do të mund të paraqiten të gjitha kompanitë e regjistruara në shtet.
Konkursi kombëtar “Kompani inovative e vitit” është mirënjohje që u ndahet kompanive inovative maqedonase të cilët me sukses kanë lansuar inovacione në punën e tyre. Qëllimi është të promovohen modele të suksesshme biznesore dhe arritje bazuar në inovacione dhe teknologji të reja nga kompani maqedonase në gjitha sektorët industrial. Shpërblehen kompanitë inovative të cilat kanë të zhvilluar prodhime të reja ose me rëndësi, shërbime të/ose proceseve në tre vitet e kaluara (2016, 2017 dhe 2018). Kompanitë e interesuara do të mund të aplikojnë për njërën nga tre kategoritë: start-ap, kompani të vogël ose të mesme. Konkursi është i hapur për gjithë sektorët industrial.
Përmes fondit shpërblyes prej 600 mijë denarë, i siguruar më mbështetje të Qytetit të Shkupit tre kompani do të shpërblehen me nga 200 mijë denarë, dedikuar për avancimin e konkurrencës dhe inovacionit dhe internacionalizimit të biznesit. Kompania më e mirë e çdo kategorie do të fitojë mirënjohje për suksesin dhe do të promovohet në manifestimin e parë “Kompani inovative e vitit” që do të mbahet më 29 maj në Shkup.
Kompanitë duhet të plotësojnë formën e aplikimit dhe ta dërgojnë në [email protected] më së voni deri më 25 prill. Konkursi dhe format e aplikimit janë në dispozicion në http://www.pretpriemac.mk/konkurs-inovativno-pretprijatie. Ditët informative për konkursin do të mbahen më 5 prill në Shtip, 10 prill në Shkup dhe 12 prill në Ohër.
Shpallja e konkursit është në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të kompanive të vogla dhe të mesme përmes përmirësimit të mbështetjes për inovacionet”, financuar nga BE.