Charlie Edwards shpërtheu në lot në momentin kur e kuptoi se ka fituar meçin ndaj Cristofer Rosales dhe kështu ai u bë kampion në kategorinë Super Flyweight në WBC. Charlie Edwards dje u shpall kampion bote në kategorinë Super Flyweight në WBC pasi triumfoi ndaj Cristofer Rosales me vendim të gjyqtarëve 118-110, 117-111 dhe 116-112.
Edwards këtë triumf ia dedikoi nënës së tij, e cila pas betejës me kancer qëndron në një karrocë. Por, nëna e Edwards ishte në O2 Arena të Londrës për ta shikuar djalin e tij duke u shpallur kampion bote.
“Kjo ishte për ty nënë,” ka thënë Edwards i emocionuar. “Ju gjithmonë besuat tek unë, madje edhe kur ishe e sëmurë më thoje që të mos dorëzohem dhe t’i ndjek ëndrrat.
“Më lëndon fakti kur e di se nëpër çka ka kaluar ajo dhe unë gjithmonë i kam premtuar asaj që do t’ia jap rripin,”.
“Shpresoj se do të mund të kalojë sa më shumë kohë me të dhe lutem që ajo të jetë në gjendje që të ecë përsëri”.