Një grua është gjetur fajtore për vrasjen e gjashtë fëmijëve të saj dhe mbylljen e tyre në një magazinë, shkruan BBC. Andrea Geisbrecht, është përballë me gjashtë akuza për vrasje dhe për secilën nga to ka marrë nga 2 vjet burgim. Mbetjet e foshnjave të saja, ishin gjetur në një magazinë me dry në tetor të vitit 2014-të. Punëtorët e pastrimit e kishin zbuluar magazinën e mbyllur me dry dhe më pas i kishin gjetur trupat e foshnjave dhe kishin njoftuar autoritetet.