Komisioni për sëmundje infektuese në Ministrinë e Shëndetësisë shpalli epidemi të kufizuar të fruthit në territorin e komunës së Gazi Babës, pasi që pesë persona me simptoma klinike të fruthit janë pranuar në Klinikën për sëmundje infektuese dhe është dëshmuar se bëhet fjalë për fruth me reagim të specifikuar serologjik. Nga Komisioni informojnë se pacientët janë në gjendje të përgjithshme të mirë dhe stabile.
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën për shëndet publik Shkup dhe Instituti për shëndet publik ndërmerr aktivitete mes të cilave vaksinimin e të gjitha personave të moshës nga 6 muaj deri në 60 vjeçare, nëse nuk janë vaksinuar ose nuk janë vaksinuar tërësisht në territorin e komunës së Gazi Babës në rajonin “Deponia e Kvantashit”.
Qendra për shëndet publik Shkup dhe Instituti për shëndet publik do të zbatojnë mbikëqyrje të përforcuar epidemiologjike, verifikim të statusit vaksinal dhe ndihmë profesioniste mjekësore të ekipeve parandaluese për imunizim të gjithë territorit të Qytetit të Shkupit. Përgatiten edhe afishe informuese për fruthin deri te mjekët amë, kopshtet dhe shkollat dhe të njëjtat do të vendosen në ueb faqet e tyre.