Strugë, 26 mars – Shpallet epidemi e fruthit në rajonin e Strugës, informoi sot në pres konferencë Jovanka Surlakova – Koroshevoska epidemiologe në Qendrën për Shëndetësi Publike -Ohër.
Në njësinë rajonale të Qendrës të Shëndetit Publik në Strugë deri dje janë regjistruar 24 të infektuar me fruth, ndërsa sot nuk ka pasur raste të reja, por, siç theksoi Surlakova-Koroveshovska për shkak të numrit të rritur të pacientëve të paraqitur në periudhën prej 18 shkurtit deri më 25 mars është shpallur epidemi.
“Shpallja e epidemisë është apel për prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit të vaksinave. Mbrojta më e mirë për këto sëmundje infektive është vaksinimi”, porositi Surlakova-Koroveshovska.
Në rast të epidemisë, shtoi rekomandohet rritja e dezinfektimit të institucioneve shëndetësore, shkollave dhe kopshteve dhe ajrosjen e ambienteve, ndalimi i vizitave tek të infektuarit dhe mbrojtje personale e punonjësve shëndetësorë.
Përveç gjashtë fëmijëve deri në 12 muaj, që nuk i kanë marrë vaksinat, sipas kalendarit të imunizimit, pacientët e tjerë janë vaksinuar me një ose dy doza të MRP vaksinave.
“Pjesa më e madhe e personave të infektuar janë në moshë prej 40 deri në 49-vjeçare, midis të cilëve ka edhe punonjës shëndetësorë, që edhe pritej. Nuk ka fëmijë të shkollave dhe kopshteve. Të gjithë pacientët kanë pasqyrë të lehtë klinike. Asnjë nuk është hospitalizuar. Janë hospitalizuar vetëm fëmijë të vegjël”, deklaroi epidemiologjia Surlakova – Koroveshovska.
Epidemiologët presin infektime të reja në 10 deri 12 vitet e ardhshme, periudhë e cila nevojitet për inkubimin e virusit.
Në komunën e Dibrës, e cila është nën Qendrën e Shëndetit Publik të Ohrit janë regjistruar 18 pacientë me fruth dhe nëse numri rritet deri të premten do të shpallet epidemi, ndërsa në Ohër ka vetëm tre raste të regjistruara. Shkalla e imunizimit kundër fruthit në këto komuna është më i lartë. Në Strugë dhe në Dibër është 95 për qind, ndërsa në Ohër 89 për qind.