Madrid, 15 shkurt – Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez sot ka shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi nuk u votua propozimi për buxhetin e sivjemë.
Sançez në konferencë për shtyp kumtoi se zgjedhjet do të mbahen më 28 prill. Këto do të jenë zgjedhjet e treta për më pak se katër vite.
Dhoma e poshtme e Parlamentit spanjoll të mërkurën nuk e miratoi propozim-buxhetin e parashtruar nga Qeveria socialiste, pasi nuk e ka marrë përkrahjen e partive separatiste katalonase.
Partitë katalonase paralajmëruan se nuk do ta përkrahin propozim-buxhetin nëse Qeveria nuk pranon negociata për të drejtën e vetvendosjes në atë rajon, në pjesën verilindore të Spanjës.
Qeveria nuk pranoi negociata me sqarim se këtë nuk e lejon Kushtetuta e Spanjës. (koha.mk)