Shkup, 19 dhjetor – Qyteti i Shkupit dhe Agjencia speciale për analizën e cilësisë së shërbimit të blerësve të fshehtë “SWOT Research” edhe këtë vit ka zgjedhur objektet tregtare më të mira në kryeqytet në kuadër të projektit “Muaji i Tregtisë”.
Siç kanë bërë të ditur sot autoritetet komunale, medaljet për më të mirët sot iu ndanë nga ndihmës-kryetari i Sektorit për zhvillim ekonomik lokal të Qytetit të Shkupit, Aleksandar Bogoevski. Ata njoftojnë se edhe këtë vit çdo njëri nga tregtarët ka qasje deri tek rezultatet dhe raporti nga hulumtimi me qëllim, siç tha ai, “arritjen e rezultateve të larta në gjitha kategoritë si dhe mbajtja e konsumatorëve, pasi secili është konsumatorë potencial”.
Në kategorinë “Pajisjet shtëpiake, teknikë e bardhë dhe gjithçka për shtëpinë”, në vendin e parë është “Agrotehna”, në vendin e dytë është “Setek” dhe në vendin e tretë është “Gorenje”.
Në kategorinë e “Aksesorë të modës dhe bizhuteri”, “Sigma” është në vendin e parë, “SËAROVSKI” në vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë është “ZAF TIME”.
Vendi i parë në kategorinë “Pajisjet kompjuterike, audio dhe pajisje të telekomunikacionit” është A1 Maqedonia. Në vendin e dytë është ANHOCH PC Market dhe vendin e tretë NEOCOM.
Në kategorinë “Parfumeri dhe kozmetikë”, “L’ OCCITANE” vjen në vendin e parë, “Yves Rocher” në të dytin dhe “Ziaja” në vendin e tretë.
Në kategorinë “Sallone për Mobilie”, “Stilles” rreshtohet në vendin e parë, “Jugoeksport Still” në vendin e dytë dhe “DOGTAS ekskluzive” në vendin e tretë.
“Granap” është më i miri në kategorinë “Supermarkete”, ndërsa “Reptili” është në vendin e dytë. Në vendin e tretë është “Tinex”.
Në kategorinë “Butiqe” në vendin e parë është “Bella”, në vendin e dytë “Bonatti Fiore” dhe vendin e tretë është “Lisca”.
Nga kategoria “Amvisëri” vendi i parë i takon “LUSSO”, i dyti është “Moss Home Center” dhe në vendi i tretë për “Coin Casa”.
Mirënjohja për objektin më të mirë tregtar në Shkup këtë vit jepet për të 13-ën herë.(koha.mk)