Shkup, 21 dhjetor – “Lajt xhaz klub”, “Shtëpia e vjetër e qytetit” dhe “Skopski merak” janë tre restorantet më të mira në kryeqytet, të zgjedhur nga Sektori për zhvillim ekonomik lokal të Qytetit të Shkupit në bashkëpunim me SWOT Research- Agjenci e specializuar me njohuri dhe përvojë në analizën e cilësisë së shërbimeve.
Përmes blerësve të fshehur për tre bujtina më të mira janë shpallur: “Qëndrim ditor”, “Bujtina kafeneja e qytetit” dhe “Debar Mëhallë” në kategorinë e kafeneve më të mira janë “Slik izi”, “Kotel bar”, dhe “Rok bar Krug”, në kategorinë launxh dhe bare: “Distrikt bard end kiçen”, “Pablik rum/Dhoma publike” dhe “Soull kiçen bar”.
Medaljet e 11 manifestimeve “Objekt më i mirë hotelierik mes më të mirëve” në Shkup fituesve të sivjetmë ua dhuroi Marko Todorov, udhëheqës i sektorit për zhvillim lokal në Qytetin e Shkupit.
“Mirënjohjet modeste në formë të medaljeve që i ndajmë, do të mundohemi në vitet e ardhshme të rriten në çmime që do të jenë sinonim për cilësi të një objekti hotelierik. Qëllimi i këtij projekti është të zgjohet vetëdija tek hotelierët dhe te qytetarët për cilësinë e shërbimeve në veprimtarinë hotelierike si dhe të ngritët niveli i cilësisë në objektet hotelierike të territorin e qytetit”, ka thënë Todorov.