Uashington, 22 janar – Juria e Akademisë amerikane të filmit i shpalli sot nominimet për çmimet Oskar për vitin 2019.
Emërimet u prezantuan drejtpërsëdrejti në Kanalin Jutjub të çmimeve Oskar.
Për çmimin Oskar për filmin më të mirë do të konkurrojnë tetë realizime: “Roma”, “A Star Is Born”, “Green Book”, “BlacKkKlansman”, “Vice”, “The Favourite”, “Black Panther” dhe “Bohemian Rhapsody”.
Në konkurrencë për regjinë më të mirë është Alfonso Kuaron ( “Roma”), Bradli Kuper (“A Star Is Born”), Spajk Li ( “BlacKkKlansman”), Jorgos Lanthimos ( “The Favorite”), Adam Mekej ( “Vice”) dhe Pavel Pavlikovski (“Cold War”).
Nominimi për aktorin më të mirë mashkull e morën Kristian Bejl (“Vice”), Rami Malek ( “Bohemian Rhapsody”), Bredli Kuper ( “A Star Is Born”), Vigo Mortensen ( “Green Boook”) dhe Uiliem Defo (“At Eternity-së Gate”).
Për Oskarin për aktoren më të mirë femër do të konkurrojnë pesë aktoret: Glen Klos ( “The Wife”), Lejdi Gaga (“A Star Is Born”), Olivija Kolman (“The Favorite”), Jalica Aparisio ( “Roma”) dhe Melisa Makarti („Can You Ever Forgive Me?“).
Nominimin për filmin më të mirë jo anglisht e morën “Never Look Away”, “Cold War”, “Capernaum”, “Roma” dhe “Shoplifters”.
Ceremonia e 91-të e Çmimit Oskar të këtij viti do të mbahet më 24 shkurt në Los Anxhelos.
Akademia vendosi të mos ketë udhëheqës të gala mbrëmjes, pasi që paraprakisht aktoori i zgjedhur Kevin Hart hoqi dorë nga ky rol pas zbardhjes se ai në vitin 2009 deri në vitin 2011 ai kishte postuar tuite homofobike.