Fabiol Gaxha është 26-vjeçari i cili mbe i vrarë në një atentat në një lokal të njohur zonën e ish-Bllokut mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që Ervis Marnaj dhe Laert Hodo mbetën të plagosur.
Autori i ngjarjes është efekv i Forcave Komando, një ekspert i përdorimit të armëve, bëjnë me diej burime për Ora News.
Është mësuar se sherri fizik midis dy grupeve ka nisur për një ngacmim që një prej miqve të Ervis Marnaj i ka bërë këngëtares shqiptare Elvana Gjata.
Kjo e fundit kishte qenë e shoqëruar nga i dashuri i saj, një biznesmen i fuqishëm në kryeqytet dhe truprojat e tij.
Më pas situata ka degjeneruar kur i dashuri biznesmen i saj ka thërritur persona të tjerë për të sqaruar ngjarjen. Përplasja me armë nisi pasi personat e tjerë në anën e të dashurit të këngëtares së njohur hynë në lokal.