Shkup, 22 dhjetor – Asociacioni i Menaxherëve të Maqedonisë i ndau çmimet për menaxherët më të mirë në vitin që lëmë pas.
Për menaxhere më të mirë është shpallur Anita Spasovska nga kompania “Buçen Kozjak”, ndërsa çmimin për menaxher e mori Igor Kërpaçovski nga “ArvcelorMittal”.
“Nevojitet edhe më tej të luftojmë dhe rrënjësisht t’i ndërrojmë punët në dobi të komunitetit. Të jemi forcë e cila do të mbështetet në ekspertizë të lartë dhe profesionalizëm. Të ecim në rrugën në të cilën ndalim nuk do të ketë. Sepse ne e shohim Maqedoninë si vend të menaxherëve profesional, por jo vetëm në sektorin real, por edhe ndërmarrjet publike dhe në të gjitha institucionet shtetërore”, theksoi kryetarja e Asociacionit të Menaxherëve të Maqedonisë”, Maja Ristova.