Ndonëse e diplomuar në aktrim Shota Baraliu gjithmonë ka qenë aktive në muzikë, edhe pse ka pauzuar dhe ka qëndruar për një kohë jashtë Kosovës, ajo do të rikthehet përsëri në ekran me një projekt që e ka lënë në gjysëm para dy vite e gjysëm por tashmë atë nuk do e shohim si këngëtare por vetëm si aktore.
KOHA: Arsyeja pse je larguar nga jeta aktive për momentin?
Po është e vërtetë që jam larguar nga skena tash e dy vite, por kisha arsye gjithmonë sepse shumicën e kohës nuk kam qenë në Kosovë.
KOHA: Cilat janë aktivitetet me të cilat merresh tani?
Pas shumë kohëve pushim që kisha, po mundohem të kthehem me një projekt që e kam nisur para dy vite e gjysëm.
KOHA: Dikur ishe shumë aktive në muzikë dhe aktrim, projektet që je duke punuar?
Muzikës i kam dhënë fund me kohë, aq ishte, e kam bërë thjeshtë për hobi dhe asgjë më shumë, e me aktrim do jem më e pranishme.
KOHA: Ku e gjen më mirë veten?
Në aktrim gjithmonë sepse e bëj me shpirt.
KOHA: Jeta private është gjithmonë caku që ju intereson më së shumti lexuesve, cili është statusi i Shotës dhe a ka ndonjë gjë të re në këtë drejtim?
Pas ndarjes nga i fejuari që kisha tani për tani jam single dhe as nuk më shkon mendja njëherë për mashkull sepse u zhgënjeva pak.
KOHA: Këngët i ke pasur gjithmonë që kanë thyer temat tabu, a mendon të vazhdosh me të njëjtin ritëm?
Me të njëjtin ritëm do vazhdoj me një projekt që e kam filluar ta bëj, aty do jem tamam Shota origjinale pa komplekse dhe gjithmonë me gjëra për të qeshur.